Në një ceremoni rasti të mbajtur sot, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë (KSSP) i dorëzoi pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës (PK). Bazuar në një vlerësim të përbashkët me Policinë e Kosovës, gjashtë laptopë, dy tableta dhe pajisje mbështetëse iu dorëzuan Policisë së Kosovës përkatësisht në pronësi të Pikës Referuese për Armë të Zjarrit (FFP).
Këto pajisje do të rrisin më tej kapacitetet e FFP-së, veçanërisht Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit (ILECU), sektor ky që lufton trafikimin e paligjshëm të armëve.
Pika Referuese për Armë të Zjarrit (FFP) është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe tani po përdoret si praktikë më e mirë për juridiksionet fqinje në vendosjen e pikave të tyre referuese, duke e bërë Kosovën një eksportues të sigurisë. Përveç kësaj, sipas Planit të Veprimit të Evropës Juglindore, Pika Referuese e Armëve të Zjarrit është një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.
Z. Riza Shillova, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Znj. Marta K. Gazideda, Manaxhere e Portofolit për Qeverisje dhe Ndërtim të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Z. Alain Lapon, Menaxher i Projektit të KSSP-së deklaruan që ky partneritet do të mbështet mëtej zhvillimin e politikave dhe teknikave të gjurmimit, duke përforcuar nivelin e hetimit të krimeve me armë në Kosovë.
Këto pajisje teknike i ka mundësuar kontributi financiar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR).