Vuçiq: Unë jam i sëmurë kronik

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë spekulimet sot se çështjet e gazetarisë ishin arsyeja për përkeqësimin e shëndetit të tij.

“Gazetarët nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen time shëndetësore. Unë jam i sëmurë në mënyrë kronike, plus i kam problemet aktuale. Kjo është gjëja ime dhe askush nuk ka të bëjë me të,” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.

I pyetur nga reporterët e TV N1 për të komentuar pretendimet se gazetari i këtij televizioni, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” se ai u shtrua në spital të premten pasdite dhe nëse ishte e drejtë të fajësohen gazetarët, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “njeriu i televizionin tuaj nuk ka asnjë lidhje me gjendjen time mjekësore”.

Të ngjashme