“Unë kam qenë në Psikiatri”, “Shkoni edhe ju” – Latifi e deputetët tallen mes vete

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se gjendja në spitalin e psikiatrisë është e rëndë në infrastrukturë. Për këtë, ai ka ftuar edhe deputetët që të shkojnë në vend të ngjarjes dhe të shohin kushtet, meqë tha se kur ai e ka vizituar është tmerruar nga gjendja e keqe.

“Ju kisha lutur të gjithë deputetëve, shkoni në psikiatri!, tha Latifi, gjë që shkaktoi të qeshura në Komision, derisa deputetët i thënë Latifit nëse po u thotë të shkojnë atje në cilësinë e pacientëve.

“Si pacientë a?”, tha njëri nga anëtarët e Komisionit.

“Po ju them të shkoni si vrojtues, si doktorë, si përfaqësues të popullit të Kosovës. Unë jam tmerruar. Nëse uji rrjedh nga tavani i ndërtesës dhe bien afër rrymës dhe pacientët dhe punëtorët shëndetësorë kalojnë aty afër dhe ne i mbyllim sytë para saj? Dje e kam dërguar një ekip të ushtrisë amerikane për të vlerësuar që të bëjmë rindërtimin e asaj ndërtese”, tha Latifi.

Të ngjashme