UNHCR i dhuron MPB-së laptopë me vlerë 6 mijë euro

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:56 | Nga

Në ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të UNHCR -it për Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Divizioni për Azil, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MPB, donacioni është i përbërë nga laptopë të cilët do të përdorën nga Divizioni i Azilit të DSHAM-it dhe kanë vlerën rreth 6 mijë euro.

Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, sekretari i Përgjithshëm, Lulzim Ejupi, shefi i UNHCR -it në Kosovë, NarasimhaRao, si dhe zyrtarët të tjerë të lartë.

“Zyrtarët e lartë të MPB-së falënderuan misionin e UNHCR-t për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Po ashtu ata vlerësuan mision e UNHCR-it si një partner që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve, sidomos sa i përket azilkërkuesve në Kosovë.

Ndërsa shefi i UNHCR-it në Kosovë, z. NarasimhaRao vlerësoi të arriturat e MPB-së sa i përket menaxhimit të azilkërkuesve dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të MPB-së”, theksohet në komunikatë.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme