Deklaratave të Beogradit zyrtar se janë afro 200 mijë serbë të zhvendosur nga Kosova gjatë luftës së fundit, të mërkurën u është bashkuar edhe zyrtari i Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Ka qenë zëvendëskryeministri i Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Dalibor Jevtiq, ai që në mediat serbe është cituar të ketë thënë se serbët e zhvendosur nuk kanë mundësi të kthehen në Kosovë. Jevtiq ka thënë se aktualisht janë afro 200 mijë serbë të zhvendosur.
Deklaratat e Jevtiqit, i cili njëherësh është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim, nuk janë komentuar nga Qeveria e Kosovës, ndërkohë që shifrat e përmendura nga ai demantohen nga Zyra e UNHCR-së në Kosovë.