UNI-Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, ka lansuar programin e parë dhe të vetëm të akredituar në Kosovë për BA Estetikë dhe Higjienë Dentare. Ky program ofron një mundësi unike për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në një nga profesionet më të paguara në vend.
Programi *BA Estetikë dhe Higjienë Dentare jo vetëm që siguron një diplomë të fuqizuar nga Arizona State University, por ofron edhe studime me standarde të larta amerikane. Studentët e regjistruar në këtë program do të kenë qasje në kurrikulën e Arizona State University, duke u pajisur me një edukim të klasit botëror dhe aftësi të specializuara që do t’i përgatisin për sukses në tregun e punës.
Përfitimet kryesore të këtij programi përfshijnë:
Praktikë Profesionale dhe Punësim: Studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të integrohen lehtësisht në tregun e punës pas diplomimit.
Mundësi për Pavarësi Profesionale: Të diplomuarit mund të hapin ordinancën e tyre për higjienë dentare ose të punësohen në institucione shëndetësore publike dhe private, përfshirë klinikat dentare.
Regjistrimet për këtë program tashmë kanë filluar, dhe studentët e interesuar janë të ftuar të regjistrohen online. Kjo është një mundësi e rrallë për të ndjekur një edukim të avancuar dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e estetikës dhe higjienës dentare.
Regjistrohu tani dhe siguro një të ardhme të ndritur në një profesion të kërkuar dhe të paguar
#Informohu në detaje për planprogramin këtu!