Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur edhe njëherë se Kosova në fillim të muajit qershor do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.
Nga ky program kanë folur edhe për ardhjen e 38 mijë e 400 dozave të vaksinës Anti-COVID sot në Kosovë.
“Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”, është thënë nga Programi i UNICEF’it në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Sot, 38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford COVID-19 arritën në Aeroportin e Prishtinës. Vaksinat prokurohen dhe shpërndahen nga UNICEF përmes Institutit COVAX, i cili synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinave COVID-19 globalisht.
Mbërritja e kontigjentit të parë të vaksinave COVID-19 përmes Institutit COVAX në Kosovë në Mars u prit në aeroport nga zyrtarë të Qeverisë, të udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryeministri i Kosovës, Z. Albin Kurti. Ministri ftoi Përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, pesë Ambasadorë të Kuintit, Koordinatorin e Përhershëm të KB-së, Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Përfaqësuesin e Zyrës së OBSH-së në Kosovë që të jenë të pranishëm në aeroport pas mbërritjes së vaksinës AstraZeneca.
Sot, të pranishëm në aeroport për mbërritjen e vaksinave kundër COVID-19, ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Z. Arben Vitia, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, Ambasadorja Franceze në Kosovë Marie -Christine BUTEL, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Znj, Lisa Magno, Dr. Isme Humolli nga OBSH dhe Ambasadori i EU-së, Mr. Tomáš Szunyogand, dhe Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB.
Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës, Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar planin kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit ku punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit kanë përparësi si grupet e para që vaksinohen. Me mbërritjen e grupit të dytë të sotëm, shtrirja e planit kombëtar të vendosjes dhe vaksinimit do të vazhdojë në grupet me përparësi siç janë punëtorët e tjerë shëndetësorë, njerëzit me sëmundje kronike dhe grupet e tjera me përparësi siç përshkruhen në plan.
Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF në Kosovë, falënderoi partnerët dhe donatorët e COVAX për mbështetjen e tyre kritike për të siguruar vaksinat për të gjithë. ‘’Dorëzimi i këtyre 34.800 dozave shtesë është një hap tjetër në luftën kundër COVID-19. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e planit kombëtar të vaksinimit dhe vendosjes. Së bashku ne mund të krijojmë një normale të sigurt, të re për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, tha ai.
Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë.
COVAX bashkë-drejtohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI). Është pjesë e Përshpejtuesit të Qasjes në Mjetet COVID-19 (ACT), një bashkëpunim unik global për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat kundër COVID-19. Instituti COVAX synon të dorëzojë të paktën 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 në vendet pjesëmarrëse, duke përfshirë të paktën 1.3 miliardë doza të financuara nga donatorët në 92 vende të pranueshme me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.
38,400 doza të vaksinave AstraZeneca – Oxford kundër COVID-19 që mbërritën sot, janë pjesë e ndarjes së shkurtit deri në maj 2021 të 100,800 dozave totale AZ. Përveç kësaj, 100,620 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë, deri në fund të këtij muaji.
Vaksinimi është një mjet thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Vaksinat COVID-19 të siguruara përmes COVAX i janë nënshtruar testimit dhe vlerësimit rigoroz për sigurinë dhe efikasitetin dhe janë aprovuar për përdorim nga OBSH. Vaksinat COVID-19 kanë dëshmuar se mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e rënda dhe vdekja. Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende. Në ndërkohë, është e nevojshme që publiku i gjerë të vazhdojë të ndjekë masat parandaluese të vendosura aktualisht – duke mbajtur maska, duke respektuar distancën fizike dhe higjienën e mirë të duarve për të kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për të kontribuar në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Sipas të dhënave më të fundit, Shtetet e Bashkuara, Ekipi i Evropës (BE dhe Shtetet Anëtare të BE), Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada janë kontribuuesit e parë kryesorë për sa i përket angazhimeve të financimit ndaj buxhetit të Shtyllës së Përshpejtuesit ACT https://ëëë.ëho.int/initiatives/act-accelerator/funding-tracker
COVAX, shtylla e vaksinave të Përshpejtuesit të Qasjes në Mjetet e COVID-19 (ACT), bashkëudhëhiqet nga Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), Gavi, Aleanca e Vaksinave Gavi) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – duke punuar në partneritet me prodhuesit e vaksinave të vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, UNICEF, Banka Botërore dhe të tjerët. Është e vetmja iniciativë globale që po punon me qeveritë dhe prodhuesit për të siguruar që vaksinat kundër COVID-19 të jenë në dispozicion në të gjithë botën si për vendet me të ardhura më të larta ashtu edhe për ato me të ardhura më të ulëta. Lista e zotimeve të donatorëve për Gavi COVAX AMC është në dispozicion këtu.
CEPI është partneritet inovativ ndërmjet organizatave publike, private, filantropike dhe civile, i nisur në Davos në vitin 2017, për të zhvilluar vaksina për të ndaluar epidemitë e ardhshme. CEPI ka lëvizur me urgjencë të madhe dhe në koordinim me OBSH-në në përgjigje të shfaqjes së COVID-19. CEPI ka iniciuar dhjetë partneritete për të zhvilluar vaksina kundër koronavirusit të ri. Programet po përdorin platforma të reagimit të shpejtë të mbështetur tashmë nga CEPI, si dhe nga partneritetet e reja.
Gavi, Aleanca e Vaksinave është partneritet publiko-privat që ndihmon në vaksinimin e gjysmës së fëmijëve të botës kundër disa prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Që nga fillimi i tij në vitin 2000, Gavi ka ndihmuar në imunizimin e një brezi të tërë – mbi 822 milion fëmijë – dhe parandaloi më shumë se 14 milion vdekje, duke ndihmuar në përgjysmimin e vdekshmërisë së fëmijëve në 73 vende në zhvillim. Gavi gjithashtu luan rol kyç në përmirësimin e sigurisë globale shëndetësore duke mbështetur sistemet shëndetësore si dhe duke financuar rezervat globale për vaksinat kundër Ebolës, kolerës, meningjitit si dhe etheve të verdha.
Organizata Botërore e Shëndetësisë siguron udhëheqjen globale në shëndetin publik në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkuara. E themeluar në vitin 1948, OBSH punon me 194 Shtete Anëtare, në gjashtë rajone dhe nga më shumë se 150 zyra, për të promovuar shëndetin, për ta mbajtur botën të sigurt dhe për t’u shërbyer personave në nevojë. Qëllimi ynë për vitet 2019-2023 është të sigurojmë që një miliard më shumë njerëz të kenë mbulim shëndetësor universal, të mbrojmë një miliard më shumë njerëz nga emergjencat shëndetësore dhe tu sigurojmë një miliard njerëzve të tjerë shëndet dhe mirëqenie më të mirë.
UNICEF punon në disa nga vendet më të vështira të botës, për të arritur fëmijët më të pafavorizuar në botë. Në të gjitha 190 vendet dhe territoret, ne punojmë për çdo fëmijë, kudo, për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. Për më shumë informacion në lidhje me UNICEF dhe punën e tij për fëmijë, vizitoni ëëë.unicef.org. Për më shumë informacion në lidhje me COVID-19, vizitoni ëëë.unicef.org/coronavirus. Mësoni më shumë rreth punës së UNICEF mbi vaksinat COVID-19 këtu, ose rreth punës së UNICEF mbi imunizimin këtu.