UNICEF në përmbyllje të Activate Talks i fton të rinjtë që të guxojnë të ëndërrojnë përtej barrierave

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Zyra e UNICEF në Kosovë ka përmbyllur sot me sukses edicionin e dytë të “Activate Talks”, për këtë vit. Në këtë edicion, që u mbajt sot në Cineplexx Prishtina në Albi Mall, u trajtuan tema “Tejkalimi i kufijve”, me qëllim të ngritjës së zërit të përbashkët për problemet e shoqërisë sonë dhe gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për to për mes të rinjve.

Afro 400 të rinj morën pjesë në këtë aktivitet, që është ndërngjarjet më të mëdha që UNICEF në Kosovë organizon me të rinjtë në Kosovë.

Në këtë aktivitet u prezantuan edhe mbi 20 projekte të të rinjve që janë mbështetur nga UNICEF, dhe kanë shërbyer në të mirë të komunitetit në komunat si: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan.

Projekte këto të mbështetura dhe mentoruara nga programet e UNICEF dhe UNICEF Innovation Lab, në partneritet me Ipko Foundation si: Upshift, Podium, StartUp dhe Ponder.

Shefi i zyrës së UNICEF, Murat Sahin gjatë fjalimit të tij hyrës në aktivitet tha se të gjithë duhet të bëhen vetja e tyre dhe të punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Në “Activate Talks” u lansua edhe për herë të parë video e Rita Orës realizuar në Kosovë gjatë vizitës që ajo ka pasur në prill të këtij viti përgjatë edicionit të kaluar të Activate Talk.

Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF tha se të gjithë mund të jenë “Rita Ora dhe Uta Ibrahimi” dhe arrijnë ëndrrat e tyre dhe këtë mesazh do ta përçoj edhe“Activate Talks”. “Vetëmbëhuvetja, ëndërro dhe ne do të sigurohemi të ju dëgjojmë dhe të ofrojmë mundësi dhe mbështetje, në mënyrë që të gjithë të mund të bëheni Janis, Uta, dhe Rita në të ardhmen”, thaSahin.

Mysafir special të këtij aktiviteti ishte Janis McDavid, folës motivues me aftësitë kufizuar që përçoj mesazhe të fuqishme në audiencë për atë se si, secili, pavarësisht situatës së tij apo kësaj duhet të shikojë përpara dhe të jetojë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mysafirë tjerë që folën para të rinjve ishte alpinistja Uta Ibrahimi, e cila foli për përvojën e saj në ngjitjen e maleve, dhe inspiroi të rinjtë për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Po ashtu u mbajt një panel diskutimi për rolin e sektorit privat në shoqëri të gjithpërfshirëse, ku një fjalë rasti dhe përspektivën e tyre e dhanë drejtori i IPKO-s, Robert Erzin, drejtori i Gjirafës, MërgimCahani si dhe koordinatorja për zhvillim e Kombeve tëBashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Ndërsa nga grupi i të rinjve rrëfimet dhe projektet e tyre i ndanë Meriton Binakaj dhe Besfort Golaj nga projekti “Për ty” nga Gjakova; Erta Rashiqi nga projekti “Hajde shoqnohemi” nga Gjilani, Edita Rexha nga“Go Girl”të Prizrenit, Dion Deva nga “Te Pema”, Englantina Avdiu nga “3DX”, Selamiu nga EcoBags, si dhe përfaqësues të TechDummy.

UNICEF-i në Kosovë falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në fuqizimin e të rinjve, partnrët si Ipko Foundation, dhe donatorët Austrian Development Agency dhe ING për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për të rinjtë. Po ashtu falënderojmë Cineplexx Kosova dhe Albi Mall për hapësirën e ofruar. Si dhe mediet për mbulimin e kësaj ngjarje dhe transmetimit  të mesazhit që të gjithë janë të barabartë dhe duhet të kenë hapësirë dhe qasje të barabartë për zhvillim në shoqëri.

Për çdo fëmijë!

Sinqerisht,

Ekipi i UNICEF-it në Kosovë


Të ngjashme