Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon gjuhën e Ramës dhe Ballës ndaj gazetarit Klevin Muka

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka shprehur shqetësim dhe ka dënuar gjuhën denigruese të përdorur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj gazetarit Klevin Muka.

Përmes një deklarate, UGSH tha se publikimet në rrjetet sociale, ku është shpërndarë një video dhe janë përdorur etiketime e akuza ndaj gazetarit, cenojnë dinjitetin profesional dhe krijojnë një klimë presioni ndaj gazetarëve.

Të ngjashme