Kryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), Krenare Çerkini, se bashku me dy anëtarët e tjerë të kryesisë së këtij unioni, morën pjesë në Konventën e 36-të Evropiane Studentore të mbajtur në Vjenë të Austrisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se Konventa e 36-të Evropiane Studentore, e organizuar nga Unioni i Studenteve të Evropës, kishte për qëllim diskutimin për Sistemin e Arsimit të Lartë dhe për rolin e studentëve në vendimmarrje sa i përket kësaj fushe. Në këtë konventë morën pjesë edhe përfaqësues nga vende, si: Gjermania, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Lituania, Estonia, Sllovenia, Holanda, Republika Çeke, Britania e Madhe, Belgjika, Polonia, Malta.
Çerkini tha se, “përfaqësimi i studentëve të Kosovës në këtë nivel Evropian është i rëndësisë jetike për përmirësimin e jetës studentore në Kosovë pasi që po diskutohen bashkëpunime afatgjate mes vendeve të Evropës dhe Kosovës të cilat dukshëm do ngritin kualitetin e jetës studentore”.
Ajo shtoi se projektet e tilla bashkëpunimi do fillojnë të realizohen shumë shpejtë dhe beson fuqishëm që studentët e Kosovës e meritojnë plotësisht të rangohen në një nivel me ata Evropian.