Kërkohet përfaqësim cilësor i studentëve në UP

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka organizuar tryezën e diskutimit “Roli i studentëve në sigurim të cilësisë dhe cilësi të mësimdhënies në institucione të arsimit të lartë në Kosovë”.

Gjatë këtij diskimi u theksua nevoja për përfaqësim sa më të madh të studentëve në organizmat e Universitetit të Prishtinës.

Krenare Qerkini, kryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës ka prezantuar rolin e këtij unioni karshi kërkesave që kanë studentët për cilësinë e arsimit të lartë në vend.

Qerkini  përmendi një varg sfidash të cilat sipas saj, ballafaqohen studentët kosovarë. Sipas saj, jo çdo universitet është i pajisur me komisione për cilësi.

Sipas Qerkinit, kjo do të ishte me qenë iniciative tepër e nevojshme të ketë studentë të komisione në universiteti.

Problem tjetër është edhe vendimmarrja e studentëve për të kryer studimet, ku sipas saj, kërkesat e tregut të punës nuk përputhen me ato të studimeve.

“Studentet e Kosovës, bëjnë vendime që më vonë pendohen për shkak që nuk kanë qenë mjaftueshëm të përgatitur se ku ti përfundojnë studimet e tyre. Kjo ndikon edhe në tregun e punës, sepse shumica e studentët shkojnë për studime ku në ato fakultete ku ka imazh më të mirë, mekësi, ekonomik, juridik.  E në ditët e sodit kemi shumë mungesë të elektricistëve le të themi në Kosovë, e kështu po zvogëlohet numri i profesionistëve në këto studime”, tha Qerkini.

Aty u kërkua që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më i madh.

Rron Gjinovci nga ORCA, tha se duhet të promovohet më shumë Unioni i Studentëve për ta shuar korrupsionin në arsim.

Por sa i përket përfaqësimit të studentëve, Hysen Bytyqi, prorektor për mësim dhe çështje për studentë, tha se në të shumtën e rasteve studentët përfaqësojnë numër, por jo edhe cilësi.

“Merr pjesë ndonjë student sa për ta përfaqësuar kuotën e përfaqësimin po jo ndonjë debat që mund të marr. Përfaqësimi duhet të kalojë në nivelin e komisionit, ku duhet të jenë prezent. është përsëri një pikëpyetje e madhe se a është sasi apo cilësi. Është niveli i tretë ku përsëri komisioni për cilësi ka përfaqësim të studentëve që në rastin tonë nuk ka marrë pjesë, le që s’ka marrë pjesë por as që e ka parë të udhës të jetë përfaqësues. mandej kalon në komisionin e studimeve e që studentët tanë fatkeqësisht janë në një garë mes tyre, dhe përsëri jo cilësi por kush do ta merr atë brenda për brenda organizimit studentëve”, tha Bytyqi.

Gjinovci nga ORCA ngriti edhe një shqetësim tjetër, atë të testimit të programeve skadimeve se sa po realizohen.

“Nuk kam parë që në UP janë bërë testime që të shihen se a janë me këqyr a janë realizuar sylabules, programet e akreditime që janë akredituar, por si UP kur e akreditoni një program. Qe t’u tregoj një skandal,  programi mastes i Filozofisë thotë se personi që e kryen këtë program mundet me punu në shkolla fillore e të mesme por udhëzimet administrativ nuk lejojnë pa e kryer masterin në Fakultetin e Edukimit, pra një student do të kishte edhe padi për UP pse më keni mashtruar.  Ka edhe kësi lloj diskrepanca”, tha Gjinovci.

Ndërsa nga Unioni i Studentëve, u tha se janë duke punuar që të ngritim cilësinë e përfaqësimit të studentëve.

Qerkini përmendi edhe bashkëpunimin me të gjitha unionet evropiane të studentëve.

“Po planifikojmë të thërrasim të gjitha unionet studentore të Evropës, po besojmë që do të vijnë sepse me ardhjen e tyre do të kishte një dimension multidimensional sepse do ta promovojmë vendin tonë dhe të thyhen stereotipat që kanë për Kosovës. Të gjitha informatat që kanë nuk i kanë nga dora e parë dhe kjo ndikon negativisht”, tha Qerkini.

Image may contain: 11 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Të ngjashme