United bën ofertë të re për Bruno Fernandesin

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka trokitur në dyert e Sporting Lisbonës me një ofertë të re për mesfushorin, Bruno Fernandes.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për vazhdimin e sezonit pasi synimi i tyre kryesor është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes është emri më i pëlqyer i drejtuesve nga Old Trafford dhe tash e një kohë po mundohen ta transferojnë.

Bisedimet mes palëve po vazhdojnë për tarifën përfundimtare që ata do të paguajnë për 25-vjeçarin.

Sipas mediumit të njohur A Bola, Manchester Unitedi ka bërë një ofertë të re prej 55 milionë eurosh për mesfushorin e Sportingut.

Nëse pranohet, oferta e fundit e Unitedit përfshin premtimin e bonuseve prej 10 milionë eurosh nëse Fernandes arrin objektiva të caktuara .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme