Manchester Unitedi është përfshirë në garën për shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet tjera nga Liga Premier që i duan shërbimet e futbollistit italian, porse tash atë e kërkojnë edhe Djajtë e Kuq.
ESPN raporton se krahas Paul Pogbas, Unitedi e do edhe Bonuccin, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Nga ana tjetër, përfshirja e Real Madridit në garën për shërbimet e mesfushorit francez e ka vënë në rrezik kalimin e Pogbas në Old Trafford.