10 ndeshje – 1 gol, ky nuk është Sanchezi as i Arsenalit, as i Barcelonës dhe as madje edhe i Udineses.
Në ambientet e Manchester United aktualisht janë të shqetësuar se Alexis Sanchez është i destinuar për të dështuar në “Old Trafford”, raporton “The Sun”.
Kiliani ka qenë shumë larg formës më të mirë që kur u transferua nga Arsenali në janar, duke mos arritur të adaptohet teksa puna jo e mëdha shkakton edhe përçarje në dhomat e zhveshjes.
Ai u kritikua shumë për paraqitjen në Champions League në humbjen kundër Sevillas dhe tashmë te Unitedi frikësohen se blerja që u konsiderua e madhe pasi ia ‘vodhën’ nga duart Manchester City, mund të shndërrohet në dështim.