United i vendos çmimin e largimit mbrojtësit Chris Smalling

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Chris Smalling është njëri nga mbrojtësit më në formë në kampionatin italian Serie A.

Qendërmbrojtësi anglez iu bashkua Romës si huazim i thjeshtë nga Manchester United në afatin kalimtar veror.

Paraqitjet me fanellën e Romës kanë qenë fantastike për Smalling i cili po kalon nëpër një formë jetësore.

Chris Smalling. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Roma është gati ta blejë përfundimisht lojtarin dhe tanimë ka nisur bisedimet me agjentin e Smallingut si dhe me klubin anglez Manchester United.

Djajtë e Kuq i kanë treguar Romës se çmimi që duhet të paguhet për lojtarin është 20 milionë euro.

Në anën tjetër Giallorosët kanë biseduar edhe me agjentin e lojtarit për një kontratë katër vjeçare dhe palët parimisht janë pajtuar që Smalling të vazhdoj me Romën. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme