Manchester Unitedi ka vendosur që Mauricio Pochettino është njeriu me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Jose Mourinhon.
The Sun raporton se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Pochettinos, transmeton Koha.net.
Jose Mourinho është duke kaluar në një presion të jashtëzakonshëm në Old Trafford dhe Unitedi është duke shikuar mundësinë që ta zëvendësojë portugezin pas rezultateve jo të mira.