Manchester United është duke udhëhequr në garë për të nënshkruar me dyshen e talentuar të Celticut.
Bëhet fjalë për Kieran Tierney dhe Moussa Dembele, për të cilët, sipas Mirror, Unitedi është i gatshëm t’i paguajë 50 milionë euro.
Por, nuk është vetëm United e interesuar për këta dy talentë, pasi skautë nga 17 klube të Premier Ligës kanë qenë të pranishëm në ngjeshjen e Ligës së Kampionëve mes Celticut dhe Bayern Munichut, të martën mbrëma.