Manchester Unitedi fitoi ndaj Real Madridit, e gjitha kjo me anë të penalltive (1-2) pasi koha e rregullt në miqësoren në kuadër të International Champions Cup përfundoi me rezultat 1-1.
Ishte një lojë e balancuar, ku të dy skuadrat nuk dhanë shumë nga vetja.
Të parë që shënuan në këtë takim ishin Djajtë e Kuq me anë të Jesse Lingard në minutat shtesë të pjesë së parë, e gjitha kjo pas lëvizjeve të bukura nga Anthony Martial dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Rezultati u barazua nga Casemiro në minutën e 69-të, ku braziliani shënoi nga pika e bardhë.
Ishte Martial ai që i filloi penalltitë dhe i pari që e humbi, pas tij Mateo Kovacic (RMA), Scott McTominay (MAN), Oscar Rodriguez Arnaiz (RMA). I saktë nga pika e bardhë u tregua Henrikh Mkhitaryan (MAN).
Me dështime vazhduan Theo Hernandez (RMA), Victor Lindelof (MAN) dhe Casemiro, kurse golin e fitores për klubin anglez e shënoi Daley Blind.
Takimi u luajt në Santa Clara në Kaliforni (SHBA).