Manchester United ka nënshkruar me mbrojtësin francez, Leny Yoro nga Lille deri në vitin 2029 në një marrëveshje me vlerë 62 milionë euro me 8 milionë euro shtesa.
Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, me opsion edhe për 12 muaj shtesë, transmeton Klankosova.tv.
Yoro, i cili bëri debutimin e tij në Lille në moshën 16-vjeçare, ishte i interesuar për Real Madridin dhe Paris St-Germain, ndërsa Liverpool ishte gjithashtu i interesuar për të.