Manchester Unitedi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për anësorin e PSV-së, Hirving Lozano, raporton Tuttomercatoweb.
Meksikani është në kontratë me klubin holandez deri më 2023, por me 17 gola të shënuara në sezonin që lamë pas në Eredivisie ka marrë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, transmeton Koha.net.
Përveç Unitedit interesim për të raportohet se kanë shprehur edhe Arsenali, Liverpooli, dhe Barcelona.
Lozano, që më 30 korrik mbush 23 vjet, ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Meksikën në Botërorin “Rusia 2018”.