Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.
Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15 487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve jo-shumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.
MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj.