Delegacioni nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nga Peja kanë vizituar më 7 dhe 8 shkurt 2018 Universitetin e Sarajevës dhe janë takuar me Rektorin Rifat Škrijelj dhe prorektorët e Universitetit, transmeton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se Universiteti “Ukshin Hoti” është përfaqësuar nga rektori Ramë Vataj, prorektori Sadik Idrizi dhe Burim Berisha, Sekretar i përgjithshëm. Ndërsa delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” ishte i përbërë nga Ibish Mazreku, prorektor, dekani i Fakultetit të Bujqësisë, Nexhdet Shala, dekani i Fakultetit të Arteve, Hysen Nimani, dhe Halit Shabani, dekan i Fakultetit Ekonomik.
Universiteti i Sarajevës në Janar të vitit 2017 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me katër universiteteve publike në Kosovë, ku ofrohen programet e studimit në gjuhën boshnjake, duke përfshirë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Kjo vizitë ishte një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të fakultetit, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimin e profesorëve dhe nxënësve.
“Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit, delegacioni i dy universiteteve nga Kosova vizituan Fakultetin e Edukimit, Fakulteti Ekonomik, Akademinë e Muzikës, Institutin Gjuhësor, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetin e Bujqësisë, ku kishin mundësinë për të diskutuar format e mundshme të bashkëpunimit me menaxhmentet e njësive të përmendura organizative të Universitetit të Sarajevës.
Takimi në Fakultetin e Bujqësisë e Ushqimit ishte një mundësi për bisedime rreth një projekti të përbashkët BUGI, Western Balkan Urban Agrikulture Iniciative; objektivat e të cilit janë, zhvillimi i programit të studimit për ciklin e dytë të studimeve, si dhe programet e të mësuarit gjatë gjithë jetës, nga bujqësia urbane në Bosnjë dhe Hercegovinë, Malit të Zi dhe Kosovë.
Në Fakultetin Ekonomik delegacionit të Universitetit “Haxhi Zeka”, pas një takimi të suksesshëm, iu dhurua disa pako me libra për studentët që studiojnë në gjuhën boshnjake.
Në vizitën dy-ditore në Universitetin e Sarajevës u realizua marrëveshja për bashkëpunim akademik ndërmjet Akademisë së Muzikës të Universitetit të Sarajevës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”. Marrëveshja u nënshkrua për një periudhë prej pesë vjetësh, parashikon zbatimin e bashkëpunimit përmes rrjeteve dhe shkëmbimit reciprok të profesorëve, studiuesve, studentëve dhe stafit administrativ, vizita dhe shkëmbimin e përvojave; pjesëmarrje e përbashkët dhe aplikim për fondet e dedikuara për veprimtari arsimore, kërkimore dhe artistike; organizimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.