Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon të hënën, më 14 nëntor, 11-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne.
Me këtë rast, gjithashtu do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa” ambasadorit Muhamedin Kullashi.
Përvjetori e gjen në detyrën e Rektorit bashkëthemeluesin e tij dhe Rektorin e parë prof. Dr. Armand Krasniqin me një ekip profesionistësh meritorë.
Manifestimi qendror do të mbahet në hapësirat e teatrit “Istref Begolli”.
Ceremonia solemne do të transmetohet “live” në Ekonomia Online, si dhe në faqen e Facebookut të Universitetit.