ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka”

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Se Administrata Tatimore e Kosovës ka në prioritet edukimin e brezave të rinj rreth rëndësisë së tatimeve, apo rreth kryerjes me kohë të obligimeve tatimore që lindin si rezultat i zhvillimit të veprimtarive ekonomike, e tregon edhe mbajtja e ligjeratës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së para studentëve te Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në këtë ligjeratë, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka prezantuar para studentëve të këtij universiteti, sistemin tatimor në Kosovë. Studentët u njoftua nga afër rreth asaj se çka tatimohet në vend, cilat janë normat tatimore, kush obligohet për të paguar tatimet, cilat janë llojet e tatimeve etj.

Po ashtu, veç kësaj studentët morën informata rreth çështjeve të tjera rreth përparësive të sistemit tatimorë të Kosovës, si: sistemi i integruar i regjistrimit të biznesit (One-stop-shop), ngarkesa të ulëta tatimore, sistem i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, shërbime elektronike (deklarimi, pagesat, etj.),si dhe mjedis i përshtatshëm biznesor.

Studentet shprehen interesim rreth kësaj ligjerate, të cilët po ashtu parashtruan pyetje të ndryshme rreth temave të cilat u prezantuan.

Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi organizon dhe i përgjigjet ftesave të ngjashme për ligjeata me student dhe me nxënës, pasi që prioritet i institucionit është edukimi me kohë i brezave të rinj, me qëllimin e vetëm që të njëjtit në të ardhmen me krijimin e bizneseve të jenë të vetëdijshëm për atë që i obligon legjislacioni tatimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme