Universiteti “Haxhi Zeka” shënon 11-vjetorin e themelimit, Kullashit i jepet “Doctor Honoris Causa”

Pejë | 13 Nën 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon të hënën, më 14 nëntor, 11-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne.

Me këtë rast, gjithashtu do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa” ambasadorit Muhamedin Kullashi.

Përvjetori e gjen në detyrën e Rektorit bashkëthemeluesin e tij dhe Rektorin e parë prof. Dr. Armand Krasniqin me një ekip profesionistësh meritorë.

Manifestimi qendror do të mbahet në hapësirat e teatrit “Istref Begolli”.

Ceremonia solemne do të transmetohet “live” në Ekonomia Online, si dhe në faqen e Facebookut të Universitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme