Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë bëhet me ndërtesa të reja

Mitrovicë | 10 Maj 2018 | 15:01 | Nga

Kompleksi i ndërtesave në ndërtim i Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës, është vizituar nga zëvendësministri i ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë. Në këtë kompleks, që konsiderohet njëri prej projekteve më kapitale të Kosovës, i viteve të fundit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2014, transmeton Ekonomia Online.

“Deri tash, punimet kanë shënuar një përparim në harmoni me dinamikën e  paraparë. Sipas asaj, që u pa në terren, tash për tash, punimet kanë përfunduar në ndërtesat e Rektoratit dhe në atë të Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, të cilat pritet të përurohet së shpejti  dhe t’i dorëzohen këtij universiteti në përdorim”, thuhet në një komunikatë për medie të ministrisë së Administratës Publike.

Ndërtesa e Rektoratit ka një sipërfaqe 3700 metra katrorë, kurse ajo e Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, 17 mijë metra katrorë.

Sipas komunikatës, është duke u punuar me intensitet të madh edhe në ndërtimin e ndërtesës së Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, ku mund të konstatohet se është kryer një shkallë e lartë e punimeve të vrazhda.

“Me këto ndërtesa,Universitetit “Isa Boletini” do t’i krijohen kushte shumë të volitshme për punë, për faktin se ndërtesat që priten të përurohen, tash për tash, ajo e Rektoratit dhe FXM-së, janë të pajisura me pajisje bashkëkohore për mësim akademik, por edhe kanë hapësira të nevojshme, për zhvillimin e proceseve mësimore”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme