Universiteti i Prishtinës vazhdon të mbetet lider i universiteteve shqipfolëse

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 15:20 | Nga

Pas publikimit të të dhënave të reja nga “Webometrics Ranking of World Universities” (renditja e Universiteteve botërore Webometrics) për edicionin e fundit, korrik 2018, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” renditet sërish si universiteti më i mirë nga universitetet shqiptare në rajon.

Në rangimin e fundit të Webometrics, UP është ngritur për mbi 800 vende më lartë që nga viti 2017.

Me këtë rast, Rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, uron dhe falënderon studentët, pjesëtarët e stafit akademik dhe administrativ, organet drejtuese dhe menaxhuese të UP-së, si dhe partnerët e brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë kontribuuar në rritjen e cilësisë dhe imazhit të Universitetit të Prishtinës në sferën e arsimit të lartë në botë.

Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme