“Universum” dhe “Vision Agency” mundësojnë financim të studimeve dhe punësim për 20 studentë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 10:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Universum” dhe kompania “Vision Agency” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ndërlidhjen e studimeve me industrinë e punës, me ç’rast do të financohen studimet e 20 studentëve, të cilët më pas do të punësohen në “Vision Agency”.

Alejtin Berisha, nga Kolegji “Universum”, tha se kjo marrëveshje është risi në tregun e arsimit, raporton Ekonomia Online.

“Për herë të parë po e lansojmë në program të shkencave kompjuterike. Financohen 20 studentë për tre vite dhe do të punojnë në ‘Vision Agency’. Qëllimi final është që këta 20 studentë ta sigurojnë punësimin. Programi i shkencave kompjuterike ka rritje drastike në universitetin tonë. Qëllimi i vitit të ardhshëm është që numri të shkojë në 80. Studentët tanë kanë qasje në tregun global dhe do të punojnë në mënyrë direkte në kompanitë e huaja”, tha ai.

Ai tha se presin që për këtë drejtim të kenë 800 praktikantë,të cilët do t’i nënshtrohen testit të përgjithshëm dhe intervistave dhe nga ta do të zgjidhen 20 më të mirët, raporton EO.

“Procesi i seleksionimit bëhet bashkë me ‘Vision Agency’”, sqaroi ai.

Fazli Kabashi, nga “Vision Agency”, tha se kjo agjenci do ta shtojë numrin e punëtorëve përmes trajnimit të këtyre studentëve.

“Me bashkëpunimin me kolegjin ‘Universum’ po mendojmë me rritë kapacitetin e punëtorëve në 1000. Në Kosovë personat nuk janë të kualifikuar të punojnë në tregun e punës, sepse mungon përvoja”, tha ai.

Muzafer Shala, profesor në “Universum”, tha se mundësia për aplikimin në këtë universitet është deri më 15 shtator.

“Për neve mbetet me implementu këtë marrëveshje dhe mbetet që deri vitin e ardhshëm me mbërri targetin prej 80 studentëve”.

Të ngjashme