Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe projekti “HERAS Plus”, që është bashkëfinancim i Agjencisë Austriake për Zhvillim, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UP-së, Naser Sahiti ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë për mbështetje me ekspertë të jashtëm Universitetin e Prishtinës.
“Është kënaqësi që bashkëpunimin që kemi pasur me Erasin ta kthejmë në bashkëpunim institucional në kuadër të cilit shihen shumë zhvillime për menaxhimin dhe ngritjen e cilësisë. Marrëveshja është fleksibile ku ERAS do të na mbështes me ekspert nga jashtë. Është me rëndësi që e kemi futur një pikë që synojmë ta ndërtojmë skemën e kartelës së përformancës se stafit akademik. Shpreh përkushtimin tonë që jemi konstruktiv në këtë bashkëpunim”, tha ai.
Ndërsa, udhëheqësi i projekti “HERAS Plus”, Aqim Emurli, ka thënë se ata kanë vlerësuar që UP-ja të ndihmohet në aspektin e menaxhimit.
“Ne kemi shikuar se cilat pika kanë nevojë për ndryshim. Kemi parë se në cilat aspekte ka më shumë nevojë për ndërhyrje. UP-ja është në një situatë mjaftë të mirë, por ne po shohim që të përmirësojmë mangësitë sidomos ato në menaxhim”, ka thënë ai.