UP-ja renditet më mirë se universitetet e tjera shqipfolëse për citime

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike, Blerim Rexha, përmes një postimi në Facebook ka shkruar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” renditet më mirë se universitetet tjera shqipfolëse për citime.

Ai ka thënë se një metrikë alternative dhe indirekte e matjes së cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) u publikua këto ditë, Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, duke mbledhur numrin e citimeve të mbi 50.000 institucioneve në Google Scholar.

Sipas tij, algoritmi i përdorur nga Cybermetrics Lab ka përzgjedhur nga secili institucion top 310 profilet (mësimdhënësit) më të cituar, pastaj sipas tij, nga ky top 310 ka larguar 30 profilet më të cituara, ashtu që krahasimi në mes të institucioneve të jetë i pavarur nga madhësia e tyre.

“Universiteti i Prishtinës ka mbi dy herë më shumë citime se të gjitha institucionet tjera shqipfolëse së bashku, por kur krahasohemi me institucionet e njëjta të rajonit jemi ende mbrapa. Gjithsesi na duhet më shumë shtytje, përkushtim dhe energji”, ka shkruar ai.

Të ngjashme