Mbrojtësi i talentuar i skuadrës gjermane, RB Leipzig, Dayot Upamecano pranon se është i kënaqur me interesin e madh të klubeve për shërbimet e tij.
Upamecano po zhvillon një super sezon në këtë fillim me skuadrën gjermane dhe nuk ka lënë pa rënë në sytë e skuadrave të mëdha evropiane.
Qendërmbrojtësi i talentuar ka qenë i lidhur me Barcelonën, Liverpoolin dhe Milanin më herët gjatë muajin e kaluar.
Por, sipas gazetës gjermane Bild, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po shqyrton një ofertë të janarit për mbrojtësin e ri.
Ky interesim i klubeve të mëdha e ka lumturuar reprezentuesin 19-vjeçar të Francës, por momentalisht mendon vetëm për Leipzigun.
“Interesi i klubeve të mëdha më nderon, natyrisht”, ka thënë fillimisht Upamecano për Bild.
“Por për momentin, unë mendoj vetëm për RB Leipzig. Këtu duhet të punoj shumë që të jem një titullar dhe të arrij më shumë gola më vonë”, përfundoi francezi.
Vetëm këtë javë, trajneri RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl deklaroi: “Dayot do të jetë lojtari tjetër i klasit botëror”.