UPZ “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj Dëfrim Gashit dhe Bedri Muhadri

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 15:03 | Nga

Përmes një një komunikate për media Universiteti “Ukshin Hoti” ka njoftuar se ka bërë Kallëzim Penal ndaj Dëfrim Gashit Kryeinspektor i MAShT-it dhe Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së.

Në komunikatë thuhet se Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Rektori Ramë Vataj ka bërë Kallëzim Penal në organet e drejtësisë ndaj Dëfrim Gashi dhe Bedri Muhadri, për konsumimin e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”

“Defrim Gashi, kryeinspektor i arsimit, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, të përcaktuar qartë, duke nxjerre vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm apo provuar, ende pa u shkruar dhe nënshkruar vendimi i Senatit, krejt kjo bëhet jo vetëm duke tejkaluar dhe keqpërdoruar kompetencat dhe autorizimet që ia jep ligji, i cili ligj që Universitetit i jep Autonomi dhe Liri akademike për te zgjedhur drejtuesit e institucionit. Inspektoratit i arsimit është jokompetent për të anuluar vullnetin e Senatit dhe nuk ka asnjë të drejtë t’ia marre këtë autorizim Senatit të UPZ-së. Në këtë rast kemi cenim të autonomisë së universitetit, nga institucionet tjera jokompetente”, thuhet në komunikatë.

“Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, rreth të njëjtit vendim lëshon shkresë në emër të Këshillit Drejtues, duke vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe autorizimet që i ka si Kryesues i KD-së me Statut dhe Rregullore të punës. Këshilli Drejtues është organ kolegjial dhe kryesuesi mund t’i paraqes vetëm vendimet e organit dhe jo të lëshoj shkresa pa i konsultuar anëtarët e KD-së dhe pa u vendosu në këtë organ drejtues të UPZ-së”, shtohet në komunikatë.

Po ashtu, njoftohet se Senati i UPZ-së, në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MAShT, duke vënë në rrezik funksionimin e universitetit duke ndaluar shpalljen e konkursit për personel akademik. Ky qëndrim i ministrit të MAShT është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit. Organet e universitetit janë në fazën e fundit të për përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MAShT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme