Kriza humanitare në Venezuelë po shkakton një prej krizave më të mëdha të migrimit masiv në historinë moderne të Amerikës Latine.
Presidenti Nicolas Maduro fajëson “imperialistët” si shkaktarë të krizës – fjalën e ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës – për lansimin e “luftës ekonomike” kundër Venezuelës dhe për vendosjen e sanksioneve një pjesë të madhe të anëtarëve të qeverisë së tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por kritikët thonë se keqmenaxhimi i ekonomisë – së pari prej pararendësit Hugo Chavez dhe prej vetë Maduros – ka gjunjëzuar Venezuelën.
Vendi ka rezervat më të mëdha të naftës në botë. Dikur ishte një prej vendeve që prodhonte më së shumti naftë e derivate për fluturake, që shërbeheshin me të gjatë fluturimeve matanë Atlantikut. Por ekonomia e Venezuelës i ka hesapet si mos më keq.