Ura më e gjatë në botë, që lidh brigjet e detit, hapet vetëm për shoferë të autorizuar

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Një urë 20 miliardë dollarëshe që lidh Hong Kongun, Makaon dhe qytetin e Kinës kontinentale, Zhuhai, është hapur këtë të martë, duke u bërë ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit.

Ura u ndërtua për nëntë vjet.

Ceremonia e përurimit u zhvillua këtë të martë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, ndërsa për publikun do të hapet nga e mërkura, por vetëm për shoferë të autorizuar mjetesh.

Ura është e gjatë 55 kilometra dhe duhej të ishte vënë në funksionim në 2016-ën, por pati vonesa.

Ky është një nga projektet kryesore të strategjisë “Zona e Madhe e Gjireve”, që përfshin 56 mijë e 500 kilometra katrorë në Kinën jugore dhe që përfshin 11 qytete, mes të cilave Hong Kongu dhe Makao.

Autoritetet thonë se ura do të shkurtojnë kohën e udhëtimit mes qyteteve nga tre orë në 30 minuta dhe do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve, lëvizje më të shpejtë dhe të thjeshtë në këtë zonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme