Uragani “Lorenzo” shndërrohet në stuhi të kategorisë së pestë

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Uragani “Lorenzo” e ka arritur shkallën e pestë të forcës së stuhisë përderisa po lëvizte nëpër Oqeanin Atlantik të shtunën në mbrëmje.

Kjo stuhi ka krijuar një shtresë të trashë të reve dhe një qendër të fuqishme. Ajo po vlerësohet si një ndër stuhitë më të fuqishme të viteve të fundit.

“Stuhia e madhe dhe e fuqishme e kategorisë së pestë, Lorenzo, është bërë uragani më i fuqishëm deri tash në pjesën veriore dhe lindore në Atlantik”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Ky institucion njoftoi se stuhia pritet të dobësohet në mbrëmjen e së dielës. Sidoqoftë, stuhia ende do të jetë e fuqishme kur të arrijë në Ishujt Azore brenda disa ditësh.

Në mbrëmjen e së shtunës, stuhia “Lorenzo” ndodhej rreth 1420 milje në jugperëndim të këtyre ishujve dhe sillte erëra me shpejtësi deri në 257 kilometra në orë, shkruan “CNN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme