Uran Ismaili: Çmimi i lartë i energjisë është rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes, një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ismaili ka thënë se çmimi i lartë i energjisë është kryekëput rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie.

“Tenderi 37 milionësh i KEK-ut u nda me procedurë paralele tenderimi në Whatsapp, ku merreshin vesh ish-zyrtari i Vetëvendosjes Nagip Krasniqi me Albin Kurtin, Dejona Mihalin e zyrtarët të tjerë të lartë të partisë”, ka thënë ai.

“Ky është problemi kur shtetin e sheh si pronë partie, ligjin si dekor, ndërsa çmimin e faturës së lartë të rrymës e paguan qytetari. Vetëm në këtë rast, 37 milionë euro është vlera e pretenduar e keqpërdorimeve në KEK”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, nëse kjo shumë përllogaritet me rreth 300 mijë familje në Kosovë, i bie që secilës familje t’i jenë marrë rreth 120 euro pa u pyetur fare. “Kjo është plaçkitje.

Albin Kurti ka ndërtuar një pushtet që flet për drejtësi, por realisht qeveris me tenderë në WhatsApp”, është shprehur Ismaili. Ai ka thënë se çmimet rriten kur nuk ka transparencë, konkurrencë dhe trajtim të barabartë, duke bërë thirrje që më 7 qershor t’i jepet fund kësaj qeverisjeje dhe “shteti t’u kthehet qytetarëve”.

Postimi i tij i plotë:

A i çelim letrat për rrymën e shtrenjtë?

Çmimi i lartë i energjisë është kryekëput rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie.

Tenderi 37 milionësh i KEK-ut u nda me procedurë paralele tenderimi në Whatsapp, ku merreshin vesh ish-zyrtari i Vetevendosjes Nagip Krasniqi me Albin Kurtin, Dejona Mihalin e zyrtarët të tjerë të lartë të partisë.

Të ngjashme