Uran Ismaili prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një ngjarje publike të mërkurën, më 23 korrik, në ora 19:30, në Sheshin “Adem Jashari”.

Gjatë këtij takimi, Ismaili do të prezantojë programin dhe zgjidhjet e tij për një Prishtinë më funksionale, më të pastër dhe më të jetueshme. “Ejani me familjen e miqtë, bashkë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thuhet në ftesën e tij.

Të ngjashme