Uran Ismaili sot takon veteranët e UÇK-së dhe mban tubim me qytetarët e Kodrës së Trimave

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, gjatë ditës së sotme, e martë do të mbajë dy aktivitete në kuadër të fushatës zgjedhore.

Sipas njoftimit nga shtabi i tij, në ora 18:00 Ismaili do të zhvillojë takim me veteranët e UÇK-së në Hotel Prishtina, ndërsa në ora 19:00 do të mbahet tubim me qytetarët e Kodrës së Trimave, në Shkollën “Zenel Hajdini”.

Në njoftim thuhet se ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në të dy aktivitetet.

Të ngjashme