Urologët e Kosovës dhe Turqisë përmes një bashkëpunimi do të kryejnë për herë të parë në Kosovë, dy intervenime Nefrektominë radikale dhe Cistën parapielike të veshkës.
Kështu ka njoftuar QKUK-ja përmes një komunikate për media.
Aty thuhet se ky aktivitet do të realizohet në Klinikën e Urologjisë në QKUK dhe do të transmetohet live në Qendrën e Telemjekësisë.
“Të mërkurën, me datë 26.04.2023, nga ora 09:00, në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. Këto intervenime kryhen në bashkëpunim me mjekë nga Klinika e Urologjisë – FIRAT University Elazig Turqi. Intervenime do të transmetohen në kohë reale në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, në ShSKUK, ku përfaqësuesit e medieve janë të mirëseardhur në Qendrën e Telemjekësisë”, thuhet në komunikatë.