Urrejtja e madhe e ish-trajnerit të Zvezdës për shqiptarët: Janë mashtrues, do t’ju provokojnë…

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Crvena Zvezdës, Milan Zivadinovic, ka dhënë një deklaratë të ashpër në prag të ndeshjes, që skuadra serbe do të luajë në 25 gusht në “Air Albania”, kundër skuadrës së Tiranës.

milan-zivadinovic-DD196493-750×400

76-vjeçari është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët e Crvena Zvezdës, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i bën thirrje futbollistëve të skuadrës serbe, që të motivohen njësoj sikur të luanin kundër Real Madrid.

“Kjo ndeshje në Tiranës është e vështira psikoligjikisht për lojtarët e Zvezdës. Ata duhet të japin maksimumin sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. “Ylli i Kuq” është ekip shumë i madh sa të gjitha klubet shqiptare së bashku. Kjo është arsyeja se përse nuk duhet të bëhen gabim.

Po u them lojtarëve të Zvezdës që të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që ata veshin. Ndaj Tiranës duhet të jetë aq e rëndësishme për ta, sikur të luanin kundër Real Madridit.

Provokimet janë një pjesë integrale e folklorit të tyre! Ne nuk duhet të ndikohemi nga ata. Ata luajnë në shtëpi dhe mund të ndjehen më të fortë se ç’janë. Kanë qenë gjithmonë provokatorë, sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj. Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të zgjuar dhe mos lejojnë të përsëritet diçka e ngjashme si në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ai si ndeshja ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

Shqiptarët njihen si mashtrues dhe do të kërkojnë një shans tjetër. Po e përsëris, ndëshkimi më i madh për ata do të jetë t’i mundim dhe t’i eliminojnë”, u shpreh ish-trajneri për mediat serbe.

Të ngjashme