Francezët këmbëshpejtë do të duhet të gjejnë një rrugë për të kaluar mbrojtjen e fuqishme të Uruguait, në ndeshjen e parë ndërkontinentale prej dy sa janë gjithsej, në fazën çerekfinale të botërorit të futbollit “Rusia 2018”.
Jugamerikanët e kanë mbajtur të qetë Cristiano Ronaldon e Portugalisë në fitoren 2:1 të tyre në një të tetën e finales. Ai gol i pranuar ishte i vetmi që e pësoi Uruguai në Rusi, transmeton Koha Ditore.
Kaq pak ka pësuar vetëm Brazili që më vonë të premten takohet me Belgjikën në ndeshjen e dytë çerekfinale.
Pra Uruguai e Franca luajnë çerekfinalen e parë të botërorit “Rusia 2018”. Ndeshja ndërmjet tyre luhet të premten (sot) nga ora 16:00 në Nizhny Novgorod.