Uruguai ka në dorë fatin e Pizzit tek Arabia Saudite

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 09:06 | Nga

Mund të duket e çuditshme, por ditët e fundit po raportohet për një shkarkim mes një turneu të madh, saktësisht në botërorin “Rusia 2018”.

Kështu, seleksionuesi i Arabisë Saudite, argjentinasi Juan Antonio Pizzi, do të ketë nevojë për një rezultat pozitiv nëse dëshiron të mbajë punën e tij, transmeton Koha Ditore.

Uruguai e Arabia Saudite takohen të mërkurën në Rostov-on-Don (17:00) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Kupës së Botës.

Pizzi e përshkroi si “ndjenjë turpi” humbjen e thellë të Arabisë Saudite nga Rusia (5:0) në ndeshjen hapëse të Botërorit dhe një shfaqje tjetër e tillë mund të bëjë që ai të enjten në mëngjes të shkarkohet nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme