Uruguai me mungesa ndaj Francës, këto janë formacionet e mundshme

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 13:53 | Nga

Sot, në orën 16:00, luhet ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Botës “Russia 2018”, ku Uruguaji do të përballet me Francën në stadiumin “Nizhny Novgorod”.

E thënë ndryshe, sulmi fantastik i Francës do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të mposhtur mbrojtjen e hekurt të Uruguajit.

Uruguaji u kualifikua pasi mposhti 2-1 Portugalinë me Cristiano Ronaldo dhe ka pësuar vetëm një gol në katër ndeshjet e luajtura deri tani në Rusi.

Nga ana tjetër, Franca eliminoi Argjentinën duke shënuar katër gola në portën e ekipit të Messi dhe “blutë” mund të bazohen te forma shumë e mirë e sulmuesve Mbappe, Griezmann apo Giroud, transmeton Albeu.

Ndërkohë më pshtë janë edhe formacionet e mundshme për të dy skuadrat.

Uruguaji: Muslera; Caceres, Godin, Gimenez, Laxalt; Nandez, Torreira, Vecino; Bentancur; Suarez, Stuani.

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Kante, Pogba; Mbappe, Griezmann, Lemar; Giroud.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme