USAID-i mbështet fermerët, synohet rritja e prodhimit të shpargujve në 50 mijë kg në vit

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 11:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka marrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili u organizua nga MBPZhR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), raporton Ekonomia Online.

Drejtori i zyrës ekomomike në USAID, Brian Martalus, tha se në Kosovë nevoja për prodhimin e shpargujve është më e madhe prandaj edhe USAID-i po ndihmon në kultivimin e kësaj bime.

“Nuk është hera e parë që e ndërmarrim këto ditë të shpargujt në Kosovë kjo është hera e tretë, arsyeja është se janë këtu është ky byrek i shpargujve është byreku më i mirë që kam ngrënë ndonjëherë dhe është kënaqësi e madhe të shohim rritjen e prodhimeve të shpargujve në Kosovë tani kemi një prodhim vjetor prej 30 mijë kilogramësh”, tha ai.

“…Shohim se konsumatorët kosovarë po konsumojnë rreth 50 mijë kg të shpargujve në vit dhe ka ende hapësirë të rrisim prodhimin që të përmbushim nevojat”, shtoi ai.

Ai tha se USAID-i po ndihmon që të promovohen shpargujt sepse janë edhe të shëndetshme dhe është një bimë shumëvjeçare.

“Ju kemi ndihmuar fermerëve në disa mënyra, u kemi testuar kulturën që të shohim se a është duke u rritur siç duhet, kemi ofru asistencë teknike dhe kemi krijuar qendrat e grumbullimit, i cili me pas ndahet dhe shitet. Përparësia e kultivimit është se është kulturë e hershme, fermerët mund ta shesin në maj pastaj paratë e fituara mund të investojnë në kultivimin e mjedrës”, shtoi ai, raporton EO.



Të ngjashme