UD. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka pritur në takim përfaqësuesit nga USAID-i. Përveç tjerash, në këtë takim është diskutuar rreth sigurisë së furnizimit me energji elektrike, duke ditur se kjo është esenciale për zhvillimin ekonomik të vendit, USAID ka ofruar mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë edhe në të ardhmen. USAID në vazhdimësi ka mbështetur KEK-un dhe në këtë takim është konfirmuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tejë.
Ud. Kryeshefi Ekzekutiv informoi përfaqësuesit e USAID-it lidhur me angazhimin maksimal që po bënë menaxhmenti dhe gjithë stafi i KEK-ut në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet vendi për shkak të situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19, e gjithë kjo për të siguruar prodhim stabil me energji elektrike, duke ditur se është produkt esencial për qytetarët tanë.
Më tej, ud. Kryeshefi Ekzekutiv ka ofruar mundësinë dhe hapësirën që bashkëpunimi mes KEK dhe USAID të thellohet dhe të konkretizohet me realizimin e projekteve nëpërmjet të cilëve në fund do të fitojnë qytetarët e vendit.