Usain Bolt e ka hedhur poshtë ofertën e Valletta FC-së për kontratë dyvjeçare, pasi ka vendosur se nuk dëshiron të luajë në kampionatin e Maltës.
Bolt mbetet në Australi, ku ende është në testim te klubi Central Coast Mariners në Ligën A të Australisë, por në fillim të kësaj jave mori ofertë nga Valletta FC, transmeton Gazeta Express.
Ish-kampioni olimpik në vrapim nga Xhamajka debutoi në fundjavë për Valletan duke i realizuar dy gola dhe fitoi vëmendjen e botës.
Por, agjenti i Boltit konfirmoi sot se ai ka zgjedhur të mos e pranojë ofertën.
“Ka interesimin të madh që Bolt të luajë futboll”, tha Ricky Simms për ESPN.
“Ne vazhdimisht marrim oferta të tilla. Mund të konfirmoj se Usain nuk dëshiron ta na shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur në Maltë”, njoftoi ai.