Vjen momenti i shumëpritur, debuton Usain Bolt

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 16:33 | Nga

Ylli xhamajkan i atletikës, Usain Bolt, ka filluar karrierën e tij si futbollist me skuadrën nga Australia, Mariners.u

Rekordmeni sprinter ka shprehur qysh moti se ëndrra e tij është të zhvilloj një karrierë në futboll.

Bolt po stërvitet me skuadrën e Central Coast Mariners. Në ndeshjen e parë ai ishte lënë në bankën rezervë. Skuadra pati paraqitje të mirë duke shkuar në epërsi prej tri golave në vetëm 14 minuta.

Usain Bolt u inkuadrua në lojë në minutën e 72 dhe pati disa depërtime të mira nga krahu i majtë.

Coast Mariners fituan me rezultat 6:1 dhe ky duket të jetë një start fenomenal për 32 vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme