Ushqime të vështira për t’u tretur

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Disa ushqime, edhe pse të shëndetshme, mund të shkaktojnë stres në stomak:

Ushqimet e skuqura

Këto ushqime përthithin sasi të mëdha yndyre, për këtë mund te shkaktojnë diarre dhe diskomfort. Ëmbëlsirat kremoze dhe salcat e yndyrshme munden gjithashtu të shkaktojnë problem.

Agrumet

Në faza delikate për stomakun, përmbajtja e fibrave te agrumet mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës.

Ëmbëltuesit artificialë

Përdoren gjerësisht në çamçakëz dhe karamele. Nëse tejkaloni masën mund t’ju irritojnë stomakun duke shkaktuar kontraktime dhe fryrje.

Shumë fibra

Fibrat bimore që gjenden te drithërat e plotë dhe te fruta-perimet janë mjaft te dobishme për tretjen dhe shëndetin. Por, nëse ju konsumoni shumë prej tyre dhe për një kohë të shkurtër, stomaku dhe zorrët mund të pësojnë “shok” dhe të ndjeni fryrje, gazra dhe tension abdominal. Për këtë arsye, konsumi i fibrave duhet të rritet gradualisht.

Fasulet

Janë ndër ushqimet më të shëndetshme, por kanë një lloj sheqeri të patretshëm sepse stomaku ynë nuk i përmban enzimat përkatëse. Ky lloj sheqeri përpunohet nga bakteret që kemi në zorrët tona me pasoje çlirimin e gazrave. Nëse doni ta evitoni këtë efekt anësor të fasuleve, thjesht lini ato në ujë për 24 ore përpara se t’i gatuani. Ujin e derdhni.

Lakrat

Lakra, lulelakra, brokoli, përmbajnë të njëjtin sheqer të patretshëm si fasulet, duke i bërë ato shkaktare njësoj për gazra të sikletshëm. Për ta evituar këtë fenomen mund te gatuani pak në ujë të vluar.

Fruktoza
Ky lloj sheqeri përmbahet me shumice te mjalti dhe te ëmbëlsira të ndryshme si karamelet. Mund të shkaktojë kontraksione, diarre dhe diskomfort nëse bie me shumicë në stomak bosh.

Pikantet

Disa njerëz mund te kenë problem me tretjen ose refluks pas konsumit të ushqimeve djegëse. Kapsikaina që gjendet te speci djegës mund të jetë fajtori kryesor.

Bulmeti

Kryesisht qumështi, është një ndër produktet ushqimore përgjegjës për intolerancë më të zakonshme qe është ajo ndaj laktozës. Zakonisht nënproduktet e tij janë më mirë të tolerueshme. Nëse ekziston kjo intolerancë, konsumi i qumështit shoqërohet me diarre, spazma dhe dhimbje. Evitoni krejtësisht qumështin dhe tentoni me kujdes nënproduktet e tij.

Kafja, çokollata

Mund të irritojnë mukozën e sipërfaqes së stomakut me pasoje ndjesinë e djegies. Kjo mund të evitohet me rënie në peshë, konsum të sasive te kufizuara dhe evitimin e shtrirjes menjëherë pas ngrënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme