Ushqimet e pasura me acid folik dhe omega 3

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 23:24 | Nga Ekonomia Online

Acidi folik dhe acidet yndyrore omega 3 janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Të dyja ato mund të merren nga disa burime ushqimore.

Përfitimet e organizimit nga acidi folik

Acidi folik në fakt është pjesë e vitaminave B. Mungesa e tij çon në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore. Ja çfarë roli luan acidi folik në organizëm:

Ai është i rëndësishëm për funksionimin siç duhet të sistemit nervor, pasi promovon prodhimin e neurotransmetueve – substancat kimike që lejojnë qelizat nervore të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Acidi folik mbron sistemin kardiovaskular duke ulur tensionin e lartë të gjakut dhe parandaluar mpiksjen e gjakut. Ai është gjithashtu i mirë për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që transportojnë molekulat e oksigjenit.

Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishëm tek gratë shtatzëna.

Mosmarrja në dozë të mjaftueshme e tij çon në defekte në lindje.– Mbron shëndetin e mëlçisë, zorrëve, veshkave.

– Lufton aneminë

Përfitimet nga acidet yndyrore omega 3Acidet yndyrore omega 3, siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë në fakt yndyra të shëndetshme.

Ato mbrojnë zemrën duke ulur nivelet e kolesterolit të keq, dhe rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, si ataku në zemër dhe goditja në tru.

Yndyrat Omega 3 parandalojnë gjithashtu inflamacionin, që mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, deri tek artriti dhe kanceri.

Acidet yndyrore omega 3 janë të nevojshme edhe për funksionin e trurit. Ato ndihmojnë për zhvillimin mendor të fëmijës dhe parandalojnë sëmundjen e parkinsonit tek të moshuarit.

Ushqimet e pasura me acid folik:

Thjerrëzat

Fasulet

Shparg

Spinaqi

Brokoli

Drithërat

Barishtet

Ushqimet e pasura me acide yndyrore omega 3:

Peshqit e yndyrshëm (salmoni, sardelja, trofta etj)

Farat e lirit dhe vaji i tyre

Bajamet

Bifteku

Lulelakra

Qumështi

Kosi

Qumështi i sojës

Lëngjet e frutave

Vaji kanola

Vaji i sojës

Të ngjashme