“Ushqimet e shpejta” dëmtojnë inteligjencën

Prishtinë | 26 Tet 2024 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Hulumtimi më i ri i Universitetit në Londër ka treguar që fëmijët të cilët hanë më shumë “fast food” (ushqim i shpejtë) zhvillojnë koeficient më të vogël të inteligjencës sesa fëmijët që rregullisht hanë gjellë të zier të freskët.

Ushqimi i fëmijëve ka ndikim të madh në koeficientin e inteligjencës, madje edhe kur merren parasysh edhe të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm, si inteligjenca në moshën e hershme dhe gjendja financiare e familjes..

Në hulumtim kanë marr pjesë 4000 fëmijë skocezë në mes tre dhe pesë vjeç, ndërsa janë krahasuar edhe efektet e “ushqimit të shpejtë” me efektet e ushqimeve të freskëta.

Mjekja Sophie von Stumm ka deklaruar që rezultatet janë të pritshme.

“Arsyeja e shëndoshë thotë që ushqimi të cilin e hamë do të ndikojë në zhvillimin e trurit, por hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në efektet e grupeve specifike të ushqimeve në vend se në llojet e ushqimit”, ka thënë ajo.

Ky hulumtim do të ndihmojë në ofrimin e dëshmive të forta në fushatat e ndryshme publike, qëllimi i të cilave është të reduktojnë sasinë e “ushqimit të shpejtë” të cilin e hanë fëmijët në Britani.

Von Stumm thekson që hulumtimi ka treguar që dallimet në ushqyerjen e fëmijëve në masë të madhe janë edhe problem shoqëror.

Nënat dhe etërit me të ardhura më të vogla shpesh kanë më pak kohë për përgatitjen e ushqimeve të freskëta për fëmijët e tyre. Ata fëmijë arrijnë rezultatet më të dobëta në testet e inteligjencës dhe shpesh kanë probleme në shkollë.

Rezultate të ngjashme ka dhënë edhe hulumtimi në Australi, i publikuar këtë vit, i cili ka treguar që fëmijët të cilët hanë “ushqim të shpejtë” mesatarisht kanë koeficient të inteligjencës dy pikë më të ulët se moshatarët e tyre që hanë ushqim të shëndetshëm.

Dhe hulumtimi i publikuar në SHBA, po ashtu ka treguar që fëmijët të cilët hanë pica dhe ushqim të fërguar para moshës trevjeçare kanë deri në pesë pikë koeficient më të ulët të inteligjencës se moshatarët e tyre që kanë ngrënë ushqim të zier me pemë dhe perime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme